Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka shoqëruar trajnerin Silvinjo në konferencën e zakonshme për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Italisë.
Advertisements
“Sigurisht që janë tre ndeshje të rëndësishme dhe të vështira, por kjo me Italinë mund të jetë një ndihmë shtesë dhe mund të ndryshojë gjërat në këto grupe. Besoj që Skamakën e njoh shumë mirë, nuk kam folur nga hera e fundit që fituam Ligën e Europës, nesër është Shqipëria kundër Italisë dhe kjo është e rëndësishme. Jemi përgatitur dhe i kemi shikuar ndeshjet e fundit të Italisë, trajneri na ka treguar kur duhet të kemi kujdes dhe sigurisht që do të jemi gati. Pra siç kemi thënë më herët kemi pasur momente pozitive dhe negative. Është me rëndësi se si do të fillojmë këtë garë nesër duhet të jemi të motivuar për të bërë maksimumin. Trajneri ka sjell një punë të mirë, qëkur ka ardhur ai ka sjellë një hare dhe për të bërë Kombëtaren tonë edhe më të mirë, ashtu siç mund ta dini ka qenë një lojtar shumë i mirë, në kualifikime kaluam përmes një grupi të vështirë”, deklaroi Gjimshiti.
Advertisements
PANORAMASPORT.AL