“U vesha si grua, me fustan e paruke”/ Tafani tregon planin për Rexhep Ginën: Nuk e vrava se më shau Laerti

by editor

Spastrimi i njerëzve që kishin aderuar në veprimtarinë kriminale të bandës së Lushnjës, që për një kohë të gjatë u drejtua nga i plotfuqishmi i asaj kohe Aldo Bare, ka qënë plani kryesor i Laert Haxhiut.

Teksa kryente aktivitet kriminal mes Lushnjës, Tiranës, Pogradecit dhe Korçës, Laert Haxhiu objektiv kryesor për të vrarë kishte Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares.

Advertisements

Por pas dy atentateve të dështuara ndaj tij, Haxhiu ka zgjedhur të ndryshojë strategji, duke eleminuar një e nga një njerëzit e afërm të Aldo Bares, që kishin dalë nga burgu dhe vijonin të jetonin në Lushnjë.

Në vitin 2009 në Lushnjë, vritet Gerti Lala me nokën “Iriqi” një ushtar i Aldo Bares. Pas tij në vitin 2019 vritet në Lushnjë Arben Boriçi, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe vijonte të jetonte në Lushnjë.

Advertisements

Siç tregon bashkëpuntori i SPAK, Artan alias Marjus Tafani, me “Dramën” Laert Haxhiu është njohur në burgun e Vlorës dhe në këtë vrasje ai kishte detyrën e shoferit të mjetit.

Për të vrarë Rexhep Ginën, Tafani vendos ta realizojë atë duke u maskuar si grua, i veshur me fustan dhe paruke femre. Por realisht vrasjen nuk e kryen megjithëse Rexhep Ginës i afrohet disa metra pranë.

Advertisements

“…unë mund ta vrisja Rexhep Ginën, sepse kur kalova e kisha përballë por nuk doja.

Kjo sepse Laerti më kishte nxehur shumë gjatë rrugës për aty, kur më merrte në telefon dhe bërtiste e shante për punën e çipit të garazhit. Prandaj dhe nuk e vrava Ginën dhe gënjeva Laert Haxhiun…”- ka pohuar Tafani.

Tafani, tregoi në SPAK se porosinë për të vrarë anëtarin e Bandës së Lushnjës, Rexhep Ginën, e ka marë nga Laerti kur ndodheshin së bashku në Greqi, me motivacionin se thjesht ai duhej vrarë.

Për të kryer vrasjen e Ginës, banda e drejtuar nga Laert Haxhiu anullon një tjetër vrasje, siç ishte ajo e një personi me emrin “Tani”, i cili ishte kunat i Besnik Hidës, të vrarë në 1 Tetor 2019 në verandën e një lokali në qytetin e Lushnjës.

Vrasjen e “Tanit”, sipas Tafanit e kërkonte pasi kishte shumë para dhe ishin të fuqishëm në Lushnjë.

Në dëshminë e tij Tafani ka treguar si më poshtë vijon:

”…Rexhep Gina, kishte një local tek zona e “Pilo Lala”.

Gjatë kohës që Laerti ishte në Shqipëri, muaji qershor i vitit 2021 Laerti më pati thënë që donte të vritej një shtetas me emrin “Tani”, i cili është kunati i Besnik Hida. Vrasjen e tij e donte sepse ata ishim shumë të fuqishëm dhe kishin para.

Nuk la detyrë konkrete por ma tha vetëm si plan…”.

Por, ku ka shkuar në Greqi në 5 korrik 2021 dhe është kthyer në 17 korrik 2021, dhe teksa qëndronte në Athinë, Tafani është takuar 3 herë me Laertin në Athinë, në një banesë që ai kishte atje.

“…ai më ka marrë me një makinë “Peugeot” të zezë, që e kishte “Xhino”, i cili emrin e plote e ka Juxhin Bajrami, me të cilin Laerti, u kap në Janinë së fundmi.

Në këto 3 herë që jemi takuar, Laerti më tha që për momentin do e lejmë porosinë e “Tanit” dhe duhej vrarë Rexhep Gina, pasi Laerti kishte marrë vesh që Rexhepi ishte kthyer nga jashtë shtetit, më duket se ai rrinte në Greqi.

Madje, Laerti më tregoi edhe disa foto të Rexhepit…”.

Teksa është kthyer nga Greqia në Shqipëri Tafani, ka vijuar të flasë me Laertin dhe ai i jepte informacione për Rexhep Ginën. Laerti kishte porositur disa njerëz që ta ruanin Rexhepin dhe ta vëzhgonin atë.

Ederin, alias Artur Çaushi, një djalë nga Lushnja që bënte xhiro andej nga “Pilo Lala” dhe e filmonte Rexhepin, kur e shikonte. Këto video ia çonte më pas Laertit, e mandej Laerti ja çonte Artan Tafanit.

“…Ilirjan ose Lorenc Lala që i thërrasin “Lili” gjithashtu i jepte informacione Laertit, për lëvizjet e Rexhep Ginës.

Qëlloi ca kohë që Rexhepi, nuk po dilte më. Gjithashtu kishte kontrolle nga Policia dhe e lamë, pak pas dore këtë muhabet. Kjo ngjarje u planifikua dhe do bëhej në fillim të muajit korrik 2022.

Për këtë ngjarje në fillim u mendua ta bëja unë me “Lulin”, por “Luli”, ishte arrestuar në atë periudhë.

Prandaj ngjarjen do e bëja unë dhe si shofer do merrej një djalë nga Kuçova, që quhej Fatjon Veliu dhe nofkën e ka “Drama” i moshës 34-35 vjeç. Laerti këtë person e njihte, pasi e kishte patur më parë në dhomë në burg në Vlorë…”.

Teksa kanë marë armët pistoleta dhe një kallashnikov, Tafani dhe “Drama”, janë nisur në drejtim të Lushnjës me qëllim për të mbaruar punën e vrasjes së Rexhep Ginës.

“…me vete mora dhe një armë tip automatik kallash të modifikuar dhe të prerë, që kishte 30 fishekë.

Unë jam nisur nga Tirana me benzin “Evo” të Zi, që i vodhëm atij çiftit dhe në Çermë kam marrë “Dramën” si pasagjer.

Rrugës debatoja shumë me Laertin, në telefon sepse ai më kishte lënë porosi të lija çipin e garazhdit te një vend dhe unë nga stresi, kisha harruar. Unë mendoja si do bëja vrasjen, ndërsa Laerti kishte hall çipi.

Por ky debat, më stresoi shumë…”-tregon bashkëpuntori i Drejtësisë, Artan Tafani.
Teksa ka marë në Çermë “Dramën” Tafani ka shkuar tek një vend lart varrezave të Lushnjës, majë malit ku ai është veshur si grua.

“…Vesha një fund të zi grash të gjatë. Një xhaketë grash blu pak e gjatë, maskë me fytyrë njeriu pa flokë, të cilës i bëmë make up ku i vendosëm qerpikë dhe vetulla se nuk kishte, një palë paruke të gjata ngjyrë të verdhë dhe atlete të zeza. Armën e futa poshtë xhaketës. Unë u ula mbrapa, shofer në makinë ishte “Drama”.

Laerti kishte një informator për këtë ngjarje, i cili ndodhej te lokali te Piro Lala, ku ishte dhe Rexhep Gina. Laerti, më tha që Rexhepi ndodhej aty dhe ne u nisëm.

Makinën e parkuam te ura e Përroit dhe “Drama” qëndroi brenda kurse unë dola nëpër rrugica, tek një farmaci përballë Piro Lala dhe kisha fushë-pamje nga lokali.

Bëra një xhiro pranë lokalit dhe pashë që Rexhep Gina, ishte ulur i vetëm në tavolinë dhe pranë tij, në një tavolinë tjetër ishin ulur 2 persona të tjerë, ku një prej tyre mu duk si vëllai, i Rexhep Ginës.

Kur kalova aty, isha shumë pranë dhe vura re që ky personi (që mendova se ishte vëllai i Rexhepit), po më shikonte vazhdimisht. Unë vazhdova rrugën drejt dhe pashë që ai u çua dhe shkoi pranë, Rexhepit.

Ky person u ul pranë një saksie të madhe me lule që ndodhej aty, sikur do merrte diçka dhe më pas unë u largova…”-ka treguar Artan Tafani.

Më tej ai ka shkuar tek Drama”, që e priste tek makina dhe së bashku janë larguar nga Lushnja, ndërsa në telefon i ka thënë Laertit se nuk e kishte parë Rexhep Ginën aty.

“…unë mund ta vrisja Rexhepin, sepse kur kalova e kisha përballë por nuk doja.

Kjo sepse Laerti më kishte nxehur shumë gjatë rrugës për aty kur më merrte në telefon dhe bërtiste e shante. Prandaj dhe e gënjeva.

Laertit, pasi i thashë që nuk ishte Rexhepi, foli me informatorin, i cili ishte larguar nga aty.

Informatori shkoi sërish dhe i tha që Rexhepi, nuk ishte aty.

Si duket ata kanë pikasur diçka dhe janë larguar, pasi ika unë. Laerti më besoi dhe më tha: “…Ja q***sha robt që paska lëvizur ai, e nuk e bëmë doť…”.

Nga aty unë u largova me Benzin, lashë “Dramën” në Çermë dhe vetë ika në Tiranë. U zhvesha kur arrita në makinë dhe armën dhe rrobat i mora me vete…”-e ka mbyllur dëhsminë e tij Artan Tafani për këtë episode kriminal.

/Ora News

You may also like