Mbeturinat mbulojnë liqenin e Komanit, PD i ‘çjerr maskën’ ministres Balluku dhe Kumbaro: Fasadë sa për të përmbushur minimizimin propagandistik

by editor

Pak ditë më parë Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Zëvendësministrin për fushën e energjisë në MIE, Ceno Klosi, ju bashkuan aksionit të pastrimit të ndërmarrë nga KESH në liqenin e Komanit, e cila dhe sot vetëm pak ditë më pas, konstatohet një ndotje masive.

Advertisements

Ka qenë këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, e cila ka reaguar mbi problematikën e ndotjes së liqenit të Komanit, ku dhe nga pamjet e siguruara, duket qartë imazhi propagandistik i dy ministreve.

Advertisements

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare edhe këtë vit ka nisur punën për pastrimin e liqenit nga mbetjet të cilat depozitohen përmes prurjeve që vijnë nga lumenjtë, por duke dështuar në punën e tyre.

Reagimi i plotë nga Eliona Kodra Shkreli:

“Veriu shqiptar e sidomos pikat turistike veriore janë jashtë vëmendjes së investimeve qeveritare por ndërkohë propaganda e ministreve nuk mungon teksa kryejnë inspektime fasadë sa për të përmbushur PR (piarin) që e paguajnë sa qimet e kokës.

Pas rrugës që të çon drejt Komanit e cila është premtuar shumë herë se do investohet por që ka mbetur peng i inateve Beci-Balluku, një tjetër problematikë mjaft e madhe shfaqet në këtë zonë…

Liqeni i Komanit gjithashtu është lënë plotësisht në harresë!

Mbeturinat kanë pushtuar gjithë sipërfaqen e ujit, ndërkohë ministret rilindase Kumbaro e Balluku pak ditë më parë ” përveshën” mëngët, u kujdesën që të kenë kamerat dhe mbulimin mediatiko- propagandistik, madje arritën deri aty sa të zbulonin fajtorin e kësaj ndotje.

Dy ekspertet i zbuluan shqiptarëve se Kosova është shkaktarja e gjithë kësaj ndotje në liqenet e Kaskadës së Drinit por zgjidhje nuk dhanë…

Parada propagandistike e ministreve u pasua me marrjen e situatës nën kontroll të duarve të hekurta të tyre, të cilat veshën dorezat plastike dhe dhanë shembullin se si duhet të punojnë banorët e zonës dhe të gjithë ata që kanë për zemër këtë zonë atraktive.

Dy zonjat Rilindase bënë turin e detyruar për të pasuruar rrjetet sociale, ndërsa mbeturinat aty i gjetën dhe aty i lanë, ndoshta në pritje që qeveria e Kosovës të pastrojë dëmin që i paska shkaktuar

‘liqenërëve’ veriorë këtë vit.

Për qeverinë Rama Veriu i vendit ekziston vetëm për propagandë e cila nuk përkthehet kurrë në investime, mbetet vetëm ‘shkrepje’ fotosh dhe imazhe videosh të postuara në rrjete sociale!”, shkruan këshilltarja demokrate.

You may also like