Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në jug të Greqisë të cilët kanë detyruar banorët të evakuohen.
Advertisements
Një 55-vjeçar u plagos nga një zjarr që ra në rajonin e Ilia në Gadishullin e Peloponezit dhe ndërroi jetë më pas në spital.
Advertisements
Rreth 120 zjarrfikës janë përpjekur të shuajnë zjarret ne pyje, por erërat e forta kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të dalin jashtë kontrollit.
Vala e të nxehtit e ka përfshirë edhe jugun e Spanjës. Disa turistë u përpoqën të gjenin hije për ti shpëtuar vapës.
Advertisements
“Po lëviz nga një zonë me hije në tjetrën, vazhdoj të pi shumë ujë dhe kam kapelën time prej kashte të vjetër si unë,” tha një turist.
Temperaturat e larta kanë përfshirë edhe SHBA-në. Teksa vala e të nxehtit shtrihet nga pjesët qendrore në ato lindore të vendit, autoritet vazhdojnë të paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë të hidratuar dhe të gjejnë mjedise të freskëta.
Sipas meteorologëve Filadelfia, New Hampshire, Connecticut dhe Maine pritet të shënojnë temperatura rekord në ditët në vijim.