Kompozitori dhe tekstshkruesi Agim Doci ka pësuar hemorragji cerebrale, ku për pasojë është shtruar në Shërbimin Neurovaskular.
Burime bëjnë me dije se Doçi u referua në QSUT nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur aksidenti vaskular cerebral.
Advertisements
Në QSUT u ekzaminua menjëherë me skaner/angioskaner dhe rezonancë koke.
Advertisements
Ai shfaqi në mënyrë të menjëhershme çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit!
Nga ekzaminimi u evidentua një ishemi pontine dhe cerebrare e djathtë.
Advertisements
“Pacienti është në monitorim të vazhdueshëm në Qendrën Stroke, dhe prej orëve të para të mëngjesit ekipi i mjekëve dhe Prof. Alma Cani, drejtoreshë e QSUT po ndjekin ecurinë e pacientit i cili momemtalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën”, bëhet me dije nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.