Pësoi hemorragji cerebrale, si paraqitet gjendja e poetit Agim Doçi?

by editor

Poeti i njohur, Agim Doçi ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Advertisements

Poeti i mirënjohur, Agim Doçi ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në Shërbimin Neurovaskular në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza. Një ditë më parë ai pësoi hemorragji cerebrale në kokë.

Gjendja e poetit Agim Doçi vijon të jetë e njëjtë pa asnjë lloj ndryshimi.

Advertisements

Poeti u hospitalizua në orët e para të mëngjesit të së shtunës (22 qershor) në Qendrën Stroke, QSUT pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Doçi u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja dhe u soll drejt QSUT me autoambulancë, ku u prit nga stafi mjekësor më në krye drejtoreshën e QSUT, Alma Cani. Aktualisht po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Agim Doçi është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Advertisements

You may also like