Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën në mënyrë tragjike i riu shqiptar! Pamjet e makinës që u përplas me pemën

by editor

Përplasja e makinës me një pemë shkaktoi vdekjen e një të riu shqiptar në Greqi.

Advertisements

Viktima është Robert Pojani, 25 vjeç, shtetas shqiptar që ndodhej në Greqi.

Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë, u bë e ditur në një njoftim mbi ngjarjen.

Advertisements

Ngjarja ndodhi të shtunën 22 qershor ora 16.30 në zonën e Halkidhikisë pranë Selanikut, në rrugën Nea Fokea, raporton noa.al.

I riu humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë, duke mbetur i vdekur.

Në foto shikoni pamje pas aksidentit tragjik që po hetohet nga policia lokale.

Advertisements

Autoambulanca që mbërriti në vendngjarje e dërgoi të riun në spitalin e Kasandras, por atje u konstatua se kishte ndërruar jetë.

You may also like