Dyshohet se vrau foshnjën e saj gjatë lindjes/ Gjykata jep masën për nënën ‘mostër’

by editor

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Podujevë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarës Gj.L. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.

Advertisements

Gjykata ka vlerësuar se nëse nuk ia cakton këtë masë, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengohet rrjedha e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në rastin.

Advertisements

Një ditë më parë, Policia njoftoi se një grua ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën. Dyshimet ishin se gruaja ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

Policia më herët njoftoi për dy të arrestuara.

You may also like