Rrezikoi të mbytej pasi ra nga motori i ujit, shpëtohet i riu në Himarë

by editor

Një 23-vjeçar rrezikoi mbytjen ndërsa lundronte me një jet ski në ujërat e Himarës.

Advertisements

Rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment, shtetasi që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen.

Advertisements

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën për t’i dhënë ndihmë shtetasit që ra nga Jet Ski në det.

Në afërsi të këtij shtetasi lundronte me kanoe një shtetas i cili i shkoi në ndihmë së bashku me Policinë Kufitare.

Advertisements

Punonjësit e Policisë morën në mjetin lundrues 23-vjeçarin banues në Fier dhe e nxorën në molin e PKK Himarë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare nxori në mol edhe mjetin lundrues Jet Ski.

You may also like