Arrestohet shqiptari në Itali pasi goditi me thikë dy bashkëatdhetarë pas ndeshjes

by editor

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e tentativës për vrasje. Sipas mediave vendase, i riu shqiptar ka goditur me thikë dy persona pas ndeshjeve evropiane të futbollit.

Advertisements

Dy rastet kanë ndodhur pak ditë më parë gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani ku garonin skuadrat e Italisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Spanjës.

Advertisements

Gjithçka ka ndodhur pasi disa shqiptarë kanë nisur të festojnë për fitoren e Italisë kundrejt Shqipërisë. Sherri ka degjeneruar me përdorimin e thikës, ku njëri prej tyre ka plagosur një tjetër të ri me origjinë shqiptare.

You may also like