Gjatë një interviste në emisionin “360 Gradë”, eksperti i kriminalistikës, , Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me arrestimin e Astrit Avdylit, ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me krimin e organizuar në Shijak.
Advertisements
Karamuço tha se në Shijak para disa kohësh, është bërë një festë nga një grup kriminal për gradën e një polici të lartë.
Advertisements
Sipas tij, pjesë e festës ka qenë dhe vetë efektivi që është ngritur në detyrë. Karamuço duke mos përmendur emra, tha se AMP është duke e hetuar këtë çështje.
“Edhe nëse policia ka pasur një informacion nga një grup rival sepse ka edhe njerëz informativ policia dhe nuk t’i thotë. Unë di që është një aparaturë që kryqëzohen me të dhëna të tjera, por nuk thuhen.
Ky personi që është arrestuar duhet t’i japë përgjigje pyetjes që ka lidhje me Ervis Martinajn sepse është personi i fundit që është takuar.
Madje janë ushtruar kontrolle në këtë zonë vetëm për këtë shkak. Përpara ca kohësh aty në atë zonë është bërë një festë dhe është festuar grada e një polici të lartë. Pra i kanë bërë një darkë dhe ky ka festuar për gradën e vet. AMP po heton se kush është. Kush është ky person që grupet kriminale kanë festuar?
Pra dyshohet se kanë organizuar një darkë. Nuk është njoftuar asnjë prej komisariateve dhe i vetmi që e ka marrë vesh ka qenë drejtori i qarkut Durrës. Këtë e ka bërë njësia e posaçme në drejtorinë e Përgjithshme.
Ky arrestim ndodhi sepse kishin vendosur një aparaturë që bënte vëzhgimin në distancë të banesave. Kjo e kryqëzuar edhe me informacione që vinin në rrugë operative kanë bërë edhe goditjen finale”, tha Karamuço