Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, hedhur poshtë deklaratën e botuesit të Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, i cili gjatë ceremonisë së homazheve për shkrimtarin tha se Kadare u mor me një ambulancë të thjeshtë, ku sipas tij mungonte impianti që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.
Advertisements
Brataj në një deklaratë për gazetarët, ai tha se autoambulanca ishte e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme dhe se në banesën e Kadaresë pas marrjes së lajmit kanë shkruar dy ekipe mjekësore.
Advertisements
“Zoti Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze sepse defibratori ishte i montuar. Është vepruar në bazë të çdo protokolli për të shpëtuar jetën e Kadaresë”, tha ai.
Skënder Brataj: Jemi në një ditë zie e trishtimi, ngushëllime familjes. Një botues nuk e di nëse është në gjendje të vlerësoj një shërbim mjekësor. Kadare ka pasur në dispozicion institucione të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore midisi rezistencës në Qerret dhe Tirane, ku sa herë ka qenë e nevojshme kemi qënë prezent. Nga interesimi që bëra që nga momenti i parë që u bë telefonata, ka shkuar ekipi mjekësor në banese, e ka gjetur ne kushte arresti dhe është filluar menjëherë reanimacioni kardiopulmonar, nga shtëpia në spital i janë vendosur tre ampula adrenaline sipas protokollit.
Ventilimi po ashtu me oksigjen nga ekipi mjekësor. Po ashtu është dërguar një ekip i dytë në vendngjarje, duke menduar se ishte i nevojshëm, ndërkohë që ekipi i parë është nisur për në QSUT. Aty për me shumë se 30 minuta pacienti është intubuar dhe është reaniumuar ka vazhduar trajtimin sipas protokollit, ku kanë qenë prezentë mjekë të urgjencës dhe reparti i anestezi reanimacionit të cilët kanë vazhduar trajtimin e arrestit kardiak deti në një kohë që është vlerësuar dhe zemra nuk dha asnjë shenjë më të kthehej në jetë. Përgënjeshtroj çdo deklaratë që mund të bëhet nga kushdo, sepse kam qenë vet prezent dhe e di shumë mirë se si është bërë. Për këtë kanë qenë dëshmitarë dhe familja Kadare me të cilët kam qenë në kontakt që prej ditës që ndodhi fatkeqësia.
Zoti Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze sepse defibratori ishte i montuar. Edhe kur shkoi në spital, Hudhri mesa di ka ardhur më vonë. Nuk jam këtu për të kundërshtuar, di që është vepruar në bazë të çdo protokolli për të shpëtuar jetën e Kadaresë. Ambulancat janë të reja që janë të pajisura me monitor defibrator.
Deklarata e Bujar Hudhrit
Hudhri deklraroi më herët se Kadare u dërgua në spital me një ambulancë të thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.
E nga ana tjetër, tregon se ambulanca mezi hapi rrugën për të shkuar në spital, duke thënë se kjo është alarmante, jo vetëm për Kadarenë, por për çdo qytetar që përballet me një situatë të tillë.
“Hipëm në ambulancë, shume thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit, mezi kemi carë rrugët e Tiranës, ku megjithëse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën. Derisa mbërritëm në urgjencën e QSUT dhe pak sa hapej dera mund të shihje mobilizimin e madh të mjekëve rreth krevatit të tij çka tregonte se diçka jo e mirë po ndodhte derisa heshti gjithçka”, tha ai.