Mbërrin në burg Laert Haxhiu/ I ekstraduar nga Greqia, në “Burgun 313” në Tiranë

by editor

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Tiranë, Leart Haxhiu, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia.

Advertisements

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale.

Advertisements

Laert Haxhiu iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Kakavijë në masa të larta sigurie nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”.

Laert Haxhiu njihet si autor i “Masakrës së Lushnjës”, e ndodhur në shtator të 2017.

Advertisements

Ne atë ngjarje kriminale humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.

You may also like