Erjola Doçi “i vë flakën rrjetit”, moderatorja poston disa foto nga pushimet e saj

by editor

Erjola Doçi është një nga banoret më të komentuara të këtij sezoni të “BBV3”. Dinamike, e zgjuar dhe me argumenta, Erjola arriti të fitojë dashurinë e publikut për shkak të miqësive dhe debateve që ajo ka pasur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Advertisements

Edhe pas daljes nga “BBV3”, Erjola ka fituar jo pak herë vëmendjen e mediave dhe fansave të saj.

Këtë herë, fotot e Erjolës janë bërë virale, teksa ajo po shijon verën dhe motin e nxehtë, shkruan Gazeta-Shqip.

Advertisements

Në një album me foto Erjola shfaqet në poza të ndryshme buzë detit. Si të mos mjaftonin temperaturat e ngritura tashmë, duket se Erjola “i ka vënë flakën rrjetit”. Krahas imazheve ajo ka shkruar në gjuhën angleze: “Paqe dhe det”.

Kujtojmë se disa ditë më parë në “Top Arena”, Erjola dhe Ilnisa i shtrinë dorën njëra-tjetrës, e më pas u përqafuan, duke hedhur çdo gjë mbrapa. Vajzat kanë pasur përplasje të vazhdueshme në “Big Brother Albania VIP 3”. Gjithsesi duket se të dyja ish-banoret i kanë lënë pas inatet që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Advertisements

You may also like