Interpelanca për Onkologjikun/ Zheni Gjergji: Ministrja Koçiu duhet të kishte dhënë dorëheqjen

by editor

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, gjatë interpelancës të thirrur nga opozita ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, për skandalin e abuzimit dhe keqtrajtimit nga mjekët të pacientëve me tumore.

Advertisements

Gjergji tha se Koçiu duhet të kishte dhënë dorëheqjen për këtë skandal

Advertisements

Sipas Gjergjit, “janë me dhjetëra pacientë që rrinë në këmbë në një korridor të errët, pa stola, pa ajër të kondicionuar, në katin e parë të Onkologjikut, duke pritur të takohen me mjekët”, thekson ajo.

“Sinqerisht zonja ministre, mendova që në fjalën tuaj do të kishte një reflektim, do të kishit kërkuar falje mijëra qytetarëve që përplasen çdo ditë në Spitalin Onkologjik dhe ndoshta me ndërgjegjen tuaj do të kishit dhënë edhe dorëheqjen, sepse ky është një rast flagrant me të cilin janë përballuar shqiptarët në Onkologjik.

Advertisements

Zonja ministre, tani që flasim, janë me dhjetëra pacientë që rrinë në këmbë në një korridor të errët, pa stola, pa ajër të kondicionuar, në katin e parë të Onkologjikut, duke pritur të takohen me mjekët. Përveçse në moshë, disa edhe në gjendje të rëndë për shkak të sëmundjes, mezi qëndrojnë. Mos harroni se më të shumtët kanë udhëtuar dy ose tre orë që kanë ardhur nga gjithë Shqipëria.

Në shumicën e rasteve ata marrin një përgjigje: duhet të prisni! Ka radhë, medikamenti mungon!
Pritjes së gjatë i shtohet ankthi se çfarë do të bëhet me të afërmin e tyre dhe zgjidhjen e gjejnë tek një farmaci aty afër që fut kontrabandë disa ilaçe apo tek klinikat dhe spitalet private.

Kjo është gjendja e pacientit sot në Onkologjik. Ata njihen në fakt. Unë kam dhe emrat e tyre po për arsye etike nuk i bëj publike sepse ata kanë frikë druhen se do të kenë pasoja nëse bëjnë kallëzime të hapura. Ju nuk folët për këtë ministre në fjalën tuaj.

Dhe për të kaluar pastaj tek politikat shëndetësore, pyetja ime është e drejtpërdrejtë për ju: a kanë arritur politikat shëndetësore përmirësimin e sistemit të sëmundjeve tumorale në institucionet shëndëtësore të shëndetit publik?! Përgjigjia është jo”.

You may also like