Tragjike në Korçë. Gruaja bie nga ballkoni i pallatit pasi zjarri shpërtheu në apartament

by editor

Ngjarje e rëndë në Korçë.

Një grua ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte pasi apartamenti i saj u përfshi nga flakët.

Advertisements

Sipas zjarrfikseve dhe policisë, zjarri ka shpërthyer në ballkon dhe ende nuk është e qartë nëse gruaja ka rënë apo është hedhur për t’i shpëtuar zjarrit.

Ajo është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisements

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

You may also like