SPAK refuzoi të hetojë 21 Janarin, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Vendim kontradiktor i prokurorit

by editor

Vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që që çështjen e “21 janarit” ta hetojë SPAK-u është publikuar këtë të premte.

Advertisements

Në kallëzimin e Rajmonda Nikës, kërkohet që ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi të hetohen si organizatorë të vrasjeve së 4 protestuesve në 21 janar, 2011.

Advertisements

Pjesë nga vendimi:

Duke iu referuar konkluzioneve të gjyqtarit për hetimet paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë – argumentimit të këtyre konkluzioneve – Kolegji evidenton minimalisht një qëndrim kontradiktor (i cili mbështetet edhe prej konkluzioneve të Gjykatës së Apelit) në justifikimin e refuzimit të trajtimit/gjykimit të ankimit të paraqitur nga kallëzuesi ndaj disponimit të prokurorit – për sa kohë që – megjithëse konstaton qartazi “prononcimin e prokurorit lidhur me përmbajtjen e kallëzimit – i cili (gjithnjë sipas gjykatës) ka bërë vlerësimin paraprak të të dhënave objekt kallëzimi” (të konsideruara të papërshtatshme për të integruar rekuizitat e regjistrueshmërisë, pra, në thelb, të cilësisë se lajmit/njoftimit për vepër penale) – konkludon, në të njëjtën kohë, se – përmbajtja e këtij prononcimi nuk evidenton vullnetin e prokurorit për të mos ushtruar ndjekjen penale pasi “shkresa (për kalimin e akteve për kompetencë një prokurorie tjetër – asaj pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas përcaktimit të nenit 28 të KPP) nuk përmban asnjë të dhënë ose element që të vlerësohet në drejtim të kontrollit mbi vullnetin (apo mungesën e tij) e organit të procedimit penal – prokurorit – për ushtrimin e ndjekjes penale”.

Advertisements

Në të njëjtat kushte të verifikimit të qëndrimit kontradiktor – Kolegji konsideron edhe vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit – refuzuese të gjykimit të ankimit të kallëzueses ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë – sipas të cilës – disponimi i prokurorit “për kalimin e akteve për kompetencë një prokurorie tjetër”, në konformitet me përcaktimet e nenit 28 të KPP, është i paankimueshëm megjithëse – “shkresa” – me të cilën është formalizuar ky qëndrim – në përmbajtjen e saj – “kristalizon qëndrimin e prokurorit – drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme – evokues i konstatimit (prej këtij të fundit) të mungesës së indicjeve për prezencë të elementeve të veprës penale në ngarkim të subjekteve të posaçëm, të parashikuar nga neni 75/a I KPP”.

You may also like