Një 15-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh.
Advertisements
Sipas informacioneve nga Policia e Gjirokastrës, e mitura është paraqitur në spital për mjekim dhe fatmirësisht ka shpëtuar.
Advertisements
Dyshohet se 15-vjeçarja ka qenë në kushte depresive.
Ndërkohë që pasi ka marrë mjekim është kthyer sërish në banesë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Pasditen e djeshme është paraqitur në spital, për mjekim, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi medikamentesh. Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.