Mediat gjermane: Supervizori i kombëtares shqiptare abuzoi sek*ualisht me punonjësen e hotelit, prokuroria po heton

by editor

Prokuroria publike e Dortmundit ka nisur hetimet për një shqiptar, i cili sipas mediave gjermane thuhet se ka qenë supervizor i Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Advertisements

Sipas gazetës gjermane, thuhet se ndaj shqiptarit ka pasur një akuzë për abuzim seksual ndaj një punonjëseje hoteli.

Advertisements

“Mësohet se ka pasur një sulm seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare qëndroi aty gjatë Kampionatit Europian.

Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjës hoteli dhe më pas ka kryer akte sekuslae pa dëshirën e saj”, thuhet më tej në shkrim.

Advertisements

Prokuroria nuk jep detaje, por theksohet se deri më tani nuk ka ende një urdhër arresti. Sakaq thuhet se shqiptari në fjalë, është larguar nga Gjermania dhe ndodhet në Shqipëri.

You may also like