Gjykata përfundon më shumë procese divorci, në 6 muaj janë ndarë 277 çifte më shume se…

by editor

Në 6 muajt e parë të këtij viti në qarkun e Tiranës janë divorcuar 277 çifte më shumë se një vit më parë.

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar plot 887 procese ndërsa një vit më parë në të njëjtën periudhë janë përfunduar 610 procese.

Advertisements

Por pavarsisht kësaj, 1377 çifte janë ende në pritje të përfundimit të procesit të divorcit. Numri i kërkesave të reja në Gjykatë gjatë këtij 6 mujori ka patur një rënie në 723 kërkesa nga 1294 kërkesa që janë bërë në 2023-shin në të njëjtën periudhë.

Avokatët Alban Dura dhe Margarita Kola kanë treguar arsyet që i çojnë çiftet drejtë këtij vendimi.

Advertisements

“Përsa i përket mosmarrveshjeve, grindjeve, mosjetesës së përbashkët të bashkëshortëve, tradhëtisë, por natyrisht edhe gjendjes ekonomike”, tha Dura.

“Emigrimi është një faktor që ndeshet shpesh dhe ka një përqindje shumë të madhe. Faktorët ekonomikë janë arsye tjetër. Martesat sot po zgjidhen edhe për faktin që gratë po i drejtohen më shumë gjykatës”, tha Kola.

Advertisements

Problematike për avokatët mbeten vonesat në gjykatë.

Ndër të tjera, ata theksojnë që as rastet e zgjidhjes së martesës me marrëveshje ndërmjetësimi nuk i shpëtojnë radhës pasi për miratim i drejtohen Gjykatës dhe nuk mbyllen vetëm me një seancë.

You may also like