Mandati i Olta Xhaçkës, kryetarja e GJK: Kuvendi ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të gjykatës, ta ekzekutojë pa vonesa vendimin

by editor

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj doli në një komunikim për mediat në lidhje me vendimmarrjen për mandatin e Olta Xhaçkës

Zaçaj tha se Kuvendi ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të gjykatës dhe kërkon që vendimi të ekzekutohet pa vonesa.

Advertisements

Ajo shton se Kuvendi duhet të votojë në përputhje me vendimin e Kushtetuese

Zaçaj: Mandati i Olta Xhaçkës, kryetarja e GJK: Kuvendi ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të gjykatës, ta ekzekutojë pa vonesa vendimin

Advertisements

Gjykata sot konstatoi se vendimi i saj numër 1 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Gjykata vlerësoi se përmes vendimit në 11.04.2024, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të saj.

Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit, asnjë organ nuk i vendos diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë.

Advertisements

Vendimi ka efekt detyrues si me pjesën urdhëruese ashtu edhe me pjesën arsyetuese. Gjykata theksoi se vendimi është i detyrueshëm për zbatim. Kjo do të thotë që Kuvendi dhe deputetët e tij duhet të votojnë në përputhje me vendimin e gjykatës.

Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës për zgjidhjen e këtij konflikti mes palëve.

Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesa të këtij vendimi.

You may also like