Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, teksa po trajtohej historia e rëndë në Fier, ku Xhuljano Miho vrau me thikë bashkëjetuesin e bashkëshortes së tij, Xhimi Bakaj, nëna dhe bashkëshortja e autorit janë përballur live.
Advertisements
Nëna e autorit është shprehur se ata e dinin që Xhimin ishte i plagosur, jo i vdekur.
Advertisements
Me pas 27-vjeçarja tha se në momentin që Xhuljano Miho i tha nënës së tij se donte të blente një pistoletë për të vrarë Xhimin, kjo e fundit i kishte thënë “vrite, bëj ç’të duash”.
Pjesë nga biseda:
Vjehrra: Në shtëpinë e djalit tim ekzistojnë rrobat e të ndjerit. Ka jetuar me të kur Marjusi ishte në Greqi.
Nusja: Jo nuk është e vërtetë. Le të hapen kamerat e të zbulohet e vërteta. Zonja tha edhe që si ka bërë denoncim djalit, le të pyesin në polici, ka ardhur edhe patrulla e ka marrë në shtëpi. Kemi qenë në një shtëpi kur Marjusin e ka marrë patrulla para fëmijëve. Ata i nxirrnin thikat njëri-tjetrit.
Vjehrra: Lajmin e vdekjes e morëm vesh ditën e nesërme. E dinim të plagosur.
Nusja: Ti ta kishte thënë Xhuljano në sy tim që do ta vras Xhimin por po pres të blej një pistoletë. Edhe ti i ke thënë vrije bëj ç’të duash.