Një krim shokues ka ndodhur në Greqi, ku një 43-vjeçar ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten.
Advertisements
Raportohet se autori i ngjarjes së rëndë nuk pranonte ndarjen nga nëna e dy fëmijëve të tij dhe ka ndërrmarrë aktin tragjik, duke i dhënë fund jetës së saj e më pas duke vrarë veten.
Advertisements
Raportohet se 43-vjeçari kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshorten duke mbajtur një pushkë në dorë në orët e para të mënbgjesit të sotëm.
Vajza 13-vjeçare e çiftit, e cila ka vënë re të atin, ka filluar të bërtasë. Fqinji i tyre, i cili jetonte një kat më sipër banesës së ish-çiftit dëgjoi zërat, zbriti dhe pa autorin me armën në dorë. Ai u përpoq ta ndalonte, por s’mundi.
Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. I tërbuar dhe i vendosur, 43-vjeçari u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës,duke qëluar mbi 36-vjeçarin nga nga xhami i përparmë i mjetit.
Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës së ish-bashkëshortes dhe ka vrarë veten.
Dy ditë më parë, të enjten, viktima kishte bërë kallëzim ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kërcënim në familje, por nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij. Gruaja kishte deklaruar se nuk donte një buton paniku apo të qëndronte në një strehë.
Po në datën 12 maj të kaluar, autori u arrestua pas denoncimit të gruas së tij për dhunë në familje, fyerje, kërcënime dhe lëndime fizike, por u lirua nga burgu.