“Guri, letra dhe gërshëra” nuk ka fund me Uilliams dhe Jamal. Këtë radhë për të mbajtur Kupën (Video)

by editor

Niko Uilliams dhe Lamin Jamal janë kthyer në yjet e EURO 2024 duke argëtuar tifozët e shumtë me atë që bëjnë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Garat me “guri, letra dhe gërshëra” mes dy futbollistëve të pandashëm në grumbullimin e Spanjës janë bërë të famshme në rrjetet sociale dhe tashmë vazhdojnë edhe pas turneut.

Advertisements

Ata zgjidhnin gjithçka mes tyre në këtë mënyrë, duke qenë të bindur se një lojë e tillë fëmijësh, do të shmangte diskutime të mëtejshme, siç kanë shpjeguar vetë shpesh në videot që kanë publikuar gjatë turneut.

Advertisements

Dhe këtë lojë kanë përdorur sot edhe për të caktuar se nga cila anë do të vendoseshin në pozë për të mbajtur trofeun e Euro 2024 për fotot zyrtare. Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga Federata Spanjolle dhe UEFA, shihen dy yjet e rinj të Spanjës që zgjedhin vendet në këtë mënyrë, duke u vendosur më pas në pozicion për foton.

Advertisements

You may also like