Cilat janë organizatat kriminale shqiptare më të rëndësishme? Hoxha flet për “listën” që kanë autoritetet

by editor

Artan Hoxha, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për organizatat kriminale shqiptare kryesore, të cilat operojnë jo vetëm në vendin tonë, por tashmë janë shtrirë në disa kontinente dhe merren kryesisht me trafikun e narkotikëve.

Advertisements

“Kur flasim për krimin e organizuar shqiptar, kryesisht narkotrafikun, që na ka bërë të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar, kur përmendim për këtë gjë dhe u referohemi organizatave më të mëdha shqiptare, kam një kriter. Së pari, shikoj organizatat që janë të evidentuara, që ka patur hetime, që mund të jenë në proces hetimi apo për të cilat ka vendime nga autoritetet shqiptare ose të huaja.

Advertisements

Pjesa tjetër, organizata kriminale të paekspozuara, në aktivitet e sipër, të cilat mund të jenë nën vëzhgim, survejim. Italianët të ndjekin 4-5 vite derisa krijojnë provat për të të goditur, ndryshe nga ne, që kapim kontejnerin me banane dhe aty mbyllet historia.

Ata kanë tjetër parim. Sot Shqipëria, në përmasa të jashtëzakonshme, kemi organizata kriminale që janë gjykuar dhe dënuar në SHBA. Rasti i fundit, një person që në Shqipëri sapo erdhi iu bllokua 1.2 milionë dollarë, iu kap kimisti, donin të krijonin laborator për prodhimin e drogave sintetike në Shqipëri madje edhe në Kosovë bashkë me familjarët e një politikani të rëndësishëm atje. Ky person iku nga Shqipëria, u arrestua në SHBA, ndodhet i arrestuar në SHBA. Është me origjinë nga jugu i Shqipërisë.

Advertisements

Para këtij, po në SHBA ishte një grup i madh që u ekspozua për shkak të vrasjeve. Ra në sy sepse përdornin avionët e vegjël, trafikonin lëndë narkotike nga Florida, e çonin në veri me avionë, u kapën dy pilotë që kishin qenë veteran të luftës në Vietnam, kjo bëri shumë bujë.

Në Kolumbi, Brazil, Ekuador, sot ka shqiptarë “dëshmorë” të betejave të narko-trafikut. Kemi në tetë raste në Ekuador.

Pamë hetim ku u kap një organizatë shqiptare që çonte kokainë në Australi. Sasia që u kap ishte e konsiderueshme. Kishin gjetur formulë interesante, kishin marrë projekt, një grup të rinjsh që bënin studime për florën dhe faunën e Mesdheut dhe oqeanit, kishin marrë një velierë dhe e kishin mbushur me kokainë, po e çonin në Australi.

Vijmë në Evropë, hetimet në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Spanjë, Francë, Itali, Zvicër, Greqi, ku u vra edhe një nga bosët më të mëdhenj të mafias greke, konflikti ishte kush do të kontrollonte hotelet në Mykonos me shqiptarët nga Vlora.

Ky numër në përpjestim me popullsinë që kemi, është shumë i lartë. Të gjitha këto deshmojnë se kemi problematikë të madhe, jemi akoma shumë mbrapa nuk ka strategji për t’u përballur me këta.

A ka një listë? Drejtoria jonë e Anti Drogës, ka një listë, të organizatave kriminale të narkotrafikut, që operojnë brenda dhe jashtë vendit, që e ka krijuar edhe në bazë të informacioneve që ka me vendet homologe dhe agjencitë anti-drogë, nga OKB apo Europol.

Kjo listë, është shumë më e madhe nga ajo që shohim në terren. Kokaina, nëse ke sukses sjell para shumë të madhe në një kohë të shkurtër, pastaj problemi është ku do ti çosh. Kjo listë, do të merremi me detaje, sepse e kam parë. Ka një përqëndrim në Shqipëri në zonat kryesore nga vijnë këto organizata dhe së dyti territori ku ato operojnë në Shqipëri. Përfshihen, që nga trafiku, tek pastrimi i parasë.

Me atë që kam parë edhe jashtë, nuk kemi një pasqyrë të plotë, se cilat janë përmasat e vërteta. Kemi trafikantë që vijnë nga zona periferike, ne i zbulojmë, organizatat kur implikohen në krime më të rënda, rrëmbime, vrasje. Kur janë vetëm në trafik, janë të padukshëm dhe është vështirë t’i identifikosh. Te numri, nuk do të gaboj të jap numër sepse është herët.

Vetëm në një operacion që bëri SPAK “Revanshi”, u thanë se janë shtatë grupe. Por po ti ndjekësh linjat e tyre dalin më shumë se shtatë grupe”. tha Hoxha.

You may also like