“FERRI mbi TOKË”/ E mërkura do të jetë dita më e nxehtë e Korrikut, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

by editor

Java ka nisur e nxehtë dhe me temperatura të larta, duke shënuar sot edhe viktimën e parë në Memaliaj, por sipas meteorologes Tanja Porja, nesër do të jetë dita më e nxehtë e javës dhe ndoshta e të gjithë korrikut. Ajo thekson se e mërkura dhe enjtja do të jenë ditë me temperatura ekstreme edhe në zonat malore.

Advertisements

“Presim mbi 41 gradë në Elbasan, Berat e Gjirokastër. Nesër mund të jetë dita më e nxehtë e muajit korrik, do të kemi plot ditë të nxehta. Korriku do të jetë i gjithi me ditë të nxehta dhe shumë të nxehta. Nesër 42 gradë Shkodra, Kopliku, Fushë Kruja, Tirana, Elbasani, Berati. Po ashtu Gjirokastra, Tepelena pritet të shënojnë temperatura 42 gradë. Nesër do të jetë dita më e nxehtë. Nesër rritja më e ndjeshm do të jetë në zonat malore, Hasi, Kukësi, Peshkopia, Burreli shumë pranë 40 gradëve” – tha Tanja Porja Ndëkaq nesër pritet që qeveria të deklarojë masat për mbrojtjen nga temperatura të larta. Burime për A2 bëjnë të ditur se pritet shkurtim i orarit të punës për administratën publike nga 9.30-15.30 dhe të premte 9.30-13:00..

Advertisements

Sipas saj vala e nxehtësisë konsiderohet globalisht si vrasës i heshtur dhe apelon që edhe në vendin tonë të merren masa sikurse në Kosovë.
“Vala e nxehtësisë nuk konsiderohet mot ekstrem, por globalisht konsiderohet vrasës i heshtur se vret qindra mijëra jetë njerëzore në vit. Patjetër që duhet të merren masa, përshëndes Kosovën” – tha Porja.

Meteorologia këshillon qytetarët që të mos dalin apo të lëvizin në orët e pikut të nxehtësisë nga ora 10-17.

You may also like