Arrestohet një 18-vjeçar në Korçë. Mësohet se i riu E.T përplasi me automjetin e tij dy ditë më parë një djalë të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Advertisements
Bëhet me dije se i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Automjeti i 18-vjeçarit të arrestuar, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Advertisements
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore ndaloi me iniciativë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 15.07.2024, në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.