Ndodh në Elbasan/ 33-vjeçari i vjedh të vëllait kartën e bankës, tërheq 15 mln lekë nga llogaria

by editor

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka vjedhur para nga llogaria bankare e vëllait të tij.

Policia bën me dije se dyshohet se gjatë muajit qershor 2024, ka tërhequr shumën 1 500 000 lekë, nga llogaria bankare e vëllait të tij, me kartën të cilën ia kishte marrë nënës së tyre, me anë të mashtrimit.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cash”.

Advertisements

Përvetësoi 1 500 000 lekë që i tërhoqi nga llogaria bankare e vëllait të tij, me kartën që e siguroi me anë të mashtrimit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, menjëherë pas administrimit të një kallëzimi të depozituar më datë 01.07.2024, për një rast të mashtrimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cash”.

Advertisements

Në kuadër të këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Prokuroria e Elbasanit, më datë 17.07.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, pasi dyshohet se gjatë muajit qershor 2024, ka tërhequr shumën 1 500 000 lekë, nga llogaria bankare e vëllait të tij, me kartën të cilën ia kishte marrë nënës së tyre, me anë të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

You may also like