Këtë javë kushtet atmosferike në vendin tonë priten të jenë relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskëta për shkak të tërheqjes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.
Advertisements
Do të ketë orë me diell, por pritet edhe vranësira të shtuara nga mesdita deri në pasdite, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje të shiut të shtrënguara, të shoqëruara nga shkarkesa elektrike lokalisht dhe breshër.
Advertisements
Me përjashtim të ditës së Premte, ku moti pritet të jetë i kthjellët me vranësira të pakta deri në mesatare në mesditë në zonat e larta malore. Këto vranësira pritet të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe me intensitet të ulët.
Era kryesisht do të vijë nga drejtimi veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, por gjatë zhvillimit të vranësirave, ajo mund të përshpejtohet hera-herës deri në 10-14 m/sek. Kjo do të sjellë valëzime në dete të larta, prej 1-3 ballë.