Sezoni i ri, ndjesi të vjetra. 2024/25 e Interit nis me buzëqeshjet e zakonshme, ato që e mbyllën kampionatin me gëzimin e fundit të prillit dhe krenarinë e majit.
Advertisements
Titulli i ngritur nën qiellin e Milanos zikaltër dhe një yll i dytë i qepur mbi stemën në fanellë.
Advertisements
Pas aventurave përkatëse në Gjermani për Europianin, Davide Fratezi dhe Kristjian Asllani, kundërshtarë në debutimin e një rruge të pafat (Shqipëria i dha lamtumirën garës në grupe, Italia në hapin pasardhës kundër Zvicrës së Zomerit), rikthehen nën urdhrat e Inzagit me frymën e zakonshme. që i dalloi vitin e kaluar.
TALLJE RECIPROKE – Përçarja sociale nis sërish me zhurmën e ironisë mes dy mesfushorëve, të cilët u rikthyen së bashku në Apiano dhe pikërisht rrugës për në qendrën sportive, 16-shi i Interit ngacmon shokun e tij të skuadrës: “Buzëqesh, se jam kthyer” shkruante italiani postimin e parë në “Instagram”, i shoqëruar edhe me një foto të tyre. Përgjigja e shqiptari nuk vonoi: një foto gjatë stërvitjes që e portretizon Kristjanin, duke i rrëmbyer topin kolegut në spaktatë.
Advertisements
“Të hëngra të gjallë” shkruante Asllani, me Fratezin që tentoi t’ia shuante entuziazmin me një replikë: “Ishe dhjetë metra përpara dhe arritëm pothuajse njëkohësisht. Tregoi të gjitha!” i drejtohet italiani, duke e shoqëruar komentin e tij me tri simbole “palaçoje”.