Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, pas zjarrit të rënë në malin e Shëngjinit, të cilat i janë afruar zonës turistike të Ranës së Hedhur.
Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, të zjarrit të rënë në malin e Shëngjinit, ditën e sotme.
Advertisements
Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se flakët i janë afruar zonës turistike të Ranës së Hedhur.
Zjarri ra fillimisht mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin dhe si rezultat i punës së kryer nga grupet e shëbimit zjarrfikës të MZSH, Lezhë dhe 30 efektiv të FA u vu nën kontroll, nga ana nga ana veriperendimore e qytetit, pasi pylli është kryesisht me pishë të lartë dhe i dendur.
Advertisements
Si rezultat i shtimit të erës pati riaktivizim të zjarrit në pjesën jugore të fshatit Mal Shëngjin, mbi qytetin e Shëngjinit, ndërsa tashmë po vijon që të përhapet edhe në zona të tjera.
Advertisements