E FUNDIT/ Ahmetaj tregon “kërcënimet” në arrati: Gocën ma kanë provokuar në Tiranë! Në ashensor më hyri një…

by editor

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj pretendon se është kërcënuar teksa ndodhet në arrati në Zvicër, pasi në disa media u publikuan fotot e banesës ku ai qëndron.

Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj tregoi tre episodet ku, sipas tij, është përgjuar apo konfrontuar nga qytetarë shqiptarë të cilët ai tha se i njeh dhe ka arritur t’i fotografojë.

Advertisements

Në një rast, Ahmetaj pretendoi se tre qytetarë i kishin shkuar pranë banesës dhe kishin fotografuar ambientet. Në një rast tjetër ai tha se një qytetar kishte hyrë bashkë me të në ashensor, dhe kishte nisur të “mërmëriste sharje” ndaj tij.

Ahmetaj gjithashtu tha se vajza e tij e vogël është provokuar në Tiranë, por pa dhënë detaje mbi këtë rast.

Advertisements

“Ne jetojmë në një shtëpi në kushte normale. Nëna ime apo prindërit e Erjolës të kenë një mundësi të rrinë e ku të flenë. Ky është aspekti i pseudoluksit. Ai ishte kërcënim i drejtpërdrejtë, pas atij publikimi kam pasur dy episode. Një episod ku tre qytetarë shqiptarë, njër prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, do t’i them edhe me emra nëse duhet një ditë, kanë ardh kanë bërë foto te dera e pallatit.

Dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi. E dyta, një episod që unë e kam ndarë me autoritetet këtu, duke zbritur në një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar, që shprehte në mërmëri e sipër sharje, i njëjti qytetar përballë në një kafe një ditë më pas, e kam fotografuar. I kam marrë seriozisht, si edhe atë provokim që i është bërë gocës time në Tiranë”, tha ndër të tjera Ahmetaj.

Advertisements

You may also like