“Fatoni është gjallë…”/ Avokati i njohur tregon mesazhin që i mbërriti në telefon

by editor

Avokati Arianit Koci, thotë se gjatë kohës kur ishte në Serbi, i kishte ardhur një mesazh në telefon ku i thuhej se Faton Hajrizi ishte gjallë.

Advertisements

“Zotëri Koci dëgjoni mirë mos bëni manipulime, unë punoj në spital në Beograd, dhe kam informacionin që personi që po thonë se është Fatoni, nuk është Fatoni”,ishte përmbajtja e mesazhit te mbërritur ne telefonin e avokati

Advertisements

Koci thotë se në mesazh i ishte thënë se “Sot ke qenë në spital, unë kam qenë afër jush, ti duhet të dalësh e të thuash se Fatoni është gjallë”.

“Sipas ligjit jeni përfaqësues i familjes Hajrizi, dhe nuk munden me ia ndalë me hapë kufomën, dhe po thotë nëse ti nuk del me thënë unë do të dalë në media të Kosovës dhe të Serbisë”, thuhej tutje në mesazh.

Avokati tha se këtë mesazh thjesht e injoroi dhe nuk e mori seriozisht.

Avokati i Faton Hajrizit Arianit Koci tha se Nëna e Faton Hajrizit ne asnjë mënyrë nuk do te dërgohet ne Serbi pas kërkesës se Serbisë për te marre ADN-në e nënë së Fatonit për te verifikuar nëse është apo jo trupi i tij

Arianit Koci tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se do të gjejë një zgjidhje për ta dërguar pështymën e nënës së Faton Hajrizit, në Serbi.

“Këto dy-tri ditë duhet të gjejë zgjidhjen si do t’ia bëjë më pështymën e nënës, pra në asnjë mënyrë, nënën e Fatonit nuk e dërgoj në Serbi, as nuk i rekomandoj të shkoj, as nuk dëshiron të shkojë ajo vet”.

“E kam krijuar një momentum të tillë që unë jam bashkëpunues dhe nuk dua t’ia lë hapësirën Serbisë të thonë “nuk e keni sjellë pështymën, hajt ditën e mirë”, jo unë pështymën do t’ua dërgoj”, është shprehur ai.

Avokati Arianit Koci ka treguar se çfarë i ka ndodhur kur ka shkuar në stacionin policor të Lloznicës.

Ai u shpreh se u kishte treguar që është përfaqësuesi i familjes së Faton Hajrizit dhe se ata ishin shprehur të habitur.

Koci madje tregoi se e kishin futur në një zyrë dhe e kishin rrethuar më shumë se 20 policë.

“Kur hyjmë brenda ma tregoi atë kutinë ku është, e hapi, unë pash diçka, por a është direkt e Fatonit apo jo. E hapi atë derën e frigoriferit, brenda ishte një kufomë, por nuk ma tregoi. Më tha nuk kam të drejtë të të tregoi asgjë, shko në stacion të policisë”.

“Prej aty, shkova drejt në stacion. Kur arrita në stacion, unë u lajmërova në sportel, ai stacioni i policisë në Lloznicë ishte stacion për shumë shërbime. Unë shkova në sportel, u thash se jam përfaqësuesi i familjes së të ndjerit, Faton Hajrizi, ai i hapi sytë, nuk mund t’u besonte syve të vet, i nxora dokumentet dhe autorizimin e noterizuar”.

“Përnjëherë kanë dalë ndoshta më shumë se 20 policë më kanë futur në një zyrë, më rrethuan, prej tyre 3 ose 4 civilë. Njëri si me kërcënim më tha, “shumë trim po bëhesh ti”, u shpreh ai.

Avokati Arianit Koci, i cili është i autorizuar për të ndërmjetësuar që trupi i Faton Hajrizit të kthehet në Kosovë, thotë se vrasjen e policit serb për të cilën tashmë i ndjeri po dyshohet, serbët e kanë marrë si një poshtërim ndaj të gjithë policisë serbe.

“E kishin marrë si një moment që e ka poshtëruar policinë serbe, e ka vra një polic serb, domethënë aty nuk ishte fati i një individi. Ata e kishin marrë si personale, komplet policia dhe shteti”, tha juristi.

Koci tutje tha gjatë vizitës atje, përballë tij i kishin vendosur zyrtarë që nuk kishin fort informacione për të tilla raste, me qëllimin që eventualisht ndonjëri nga ta mos të rrëshqas e të jap ndonjë informacion.

“Sa më nivel të vogël që është polici, më pak kishte informacione. Njëri tha se për besë për kësi akte terroriste nuk di se a kthehen trupat duhet shikuar si është me ligj. Iu thash juve kufoma nuk iu duhet asgjë, veç e keni bartë”, u shpreh ai.

“Ndoshta shefi i stacionit edhe ka dit (si duhet reaguar në kësi raste), policia serbe ka një sistem shumë specifik të funksionimit. Për këto çështje gjithmonë ma qesin një person që nuk i ka të gjitha informatat – metodë e punës. Me njërin krijova raport të mirë, e pyeta më trego se çfarë ke pa në trup, tha o zotëri unë trupin se kam pa hiç, e i thash a e ke pa armën, i thash pse të kanë vendos me fol ty, tha për atë më kanë vendosë me fol, se nuk kam çka me të dhënë, unë duhet zbatuar urdhra jo të jap informata”, shtoi avokati.

You may also like