Arben Ahmetaj: Edi Rama është koka e inceneratorëve, familjes së kryeministrit iu bë përgjim…

by editor

Afera korruptive e shekullit është bashkautorësi e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, kjo ka qenë dëshmitar e një njeriut më të afërt të Edi Ramës për më shumë se 8 vite në qeveri, Arben Ahmetaj. Ky i fundit në një rrëfim ekskluziv për “Syri Tv” në “Çim Peka Live”, ka paraqitur fakte se afera të tilla korruptive bëhen gjithmonë me dijeninë e kryeministrit. Edi Rama e ka ditur 100% çfarë kam bërë unë si ministër, është shprehur ai. I pyetur nga moderatori Peka se kush në të vërtetë e kam bërë inceneratorin e Tiranës mes Mërtirit, Zotos dhe Edi Ramës e Erion Veliaj, Ahmetaj është shprehur, “Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

Gjithashtu gjatë rrëfimit të tij për skemën korruptive të inceneratorit të Tiranës, ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë si trurin e inceneratorëve dhe pronarin faktik së bashku me Erion Veliajn. Ahmetaj ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017. Po ashtu, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë së Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur dhe afërsisë me Ramën, Arben Ahmetaj, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të familjarëve të kryeministrit.

Ahmetaj deklaron se familjarët e Edi Ramës kanë marrë 43 milion euro nga AKSHI. Më tej ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se edhe “Eco Parku” është pjesë e aferave korruptive që ka ngritur Edi Rama. Arben Ahmetaj, i ftuar në “Çim Peka Live” në SYRI TV”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtpërdrejtë dhe për këtë ekziston letra. Ndërkohë Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Rama se bashkëpunon me bandat kriminale, pasi siç theksoi ai, ka dijeni se i ka pritur madje edhe në zyrë në Kryeministri. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të intervistës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Nga ana tjetër, Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal gjatë një takimi në Dubai.

Inceneratori i Tiranës

Unë kam kërkuar ndjekjen e parave, këto ndjekin kunatën e Eriolës nga pas. Çfarë Mireli, ai është viktimë. Një djalë dikur punëtor, këta e kanë përdorur dhe e kanë eliminuar dhe syrgjynosur. Mos e zini më Mirel Mërtirin, e gjithë historia është një zhvillim i teorisë së konspiracionit se Mërtiri dhe Zoto janë kokat. Kush e ka bërë Tiranën? Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Do të shkojë nëse nuk ndërpritet sot.

Advertisements

Dhe cila është arsyeja që nuk ndiqen paratë. Mirel Mërtiri është viktimë. Është përdorur. Mërtiri një djalë punëtor dikur, që ngrihej në orën 5 të mëngjesit, e futën në një rrugë me xm y, z, që do ta themi në detaje tek takimi ynë i tretë. I kanë thënë se, ai maskarai ju ka penguar. Unë nuk kisha fuqi ti pengoja se nuk merrja dot pjesë në procedurë. Isha në një pozicion që nuk kishte lidhje me procedurën. As nuk isha autoritet kontraktor.

Ahmetaj flet për sherrin me Edi Ramën

Advertisements

Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.

Përfshirja e familjes së Ramës në afera

Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve. I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme.

Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…

Rama pjesë e aferës së “Eco Parku-ut”

Pse nuk e investigon Eco Parkun, Dumani. Pse sajon akuza ndaj meje. A nuk i mjaftoi ‘Buka SHA” që është qesharake. A nuk i mjaftoi arrestimi im nga punonjësi i vet, Dumani. Pse vazhdon e kërkon, kërcënon, e ruajtë Zoti, ta ndihmojë Zoti. Pse vazhdon e kërcënon çfarë arsye ka. Do shkojë në të s’ëmës. Do të shkoj në të s’ëmës, por deri atë ditë unë do të bëj këtë gjënë që bëj, me të gjitha mënyrat e mia ligjore. Është shumë kollaj të kalosh në mënyrë të paligjshme derën e shtëpisë së një burri. Nuk e di sa e lehtë është të dalësh po kaq kollaj. EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh.

Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo. Unë nuk jam gjarpri që pickon në gji, gjarpri është ai, që nxjerr në pritë. Unë e kam defektin në të qenit i drejtpërdrejtë. Kam dhe defekte të tjera unë, që nuk e mbaj dot nganjëherë që duhet mbajtur. Po të kam besuar dhe me naivitet kam punuar 24 orë. E kam bërë për Shqipërinë. McGonigal se po lexoja dosjen. E dini që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë.

Takimi me Mcgonigal në Dubai

Në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë. Kush e ka korruptuar McGonigalin. Unë? E heton Altin Dumani, apo merret me pllakat e banjës së Eriolës. Po të them kaq, pas çdo projekti qëndron një njeri që këtij i duhet për të rrotulluar pushtetin. Në çdo projekt që jepet. Aman o burrë, pse nuk e qetëson dhe ti, tani lufton. Njerëz nga Shqipëria.

Mediat që janë ushqyer nga inceratorët

Top Channel ka fol dy muaj për mua, është paguhet nga inceneratorët Vjollca. I gjithë territori i Top Channel është i përfshirë nga afera e inceneratorëve, të dalë dhe të japë llogari, çdo lajm episodik që del për mua, Report tv dhe Top Channel me vrap më sulmon, sepse paguhen nga inceneratorët. Unë jam një individ I akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve. Nuk ka incenerator. Media e përfshirë. Kam thënë që ka një strukturë gjysmë të përfshirë ku është politika dhe media. A doli Top Channel?

You may also like