“Albulena, o mor prita, prita”, Meta ia merr këngës në majë të shkëmbit (VIDEO)

by editor

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë së Lirisë, i cili prej kohësh ka nisur një tur në malet e bregdetin e vendit, është shfaqur duke u larë në Kurbin.

Advertisements

Në videon e postuar në rrjetet sociale, Meta, këndon majë një shkëmbi këngën kushtuar betejës së Albulenës mes forcave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe forcave osmane para se të zhytet.

Advertisements

“Albulena, o mori prita prita…”, – dëgjohet të këndojë Meta para se të hidhet në ujë.

“Në Kurbinin e Betejës së Albulenës, të mirëpret një mrekulli dhe freski e jashtëzakonshme, vetëm 40 minuta larg Tiranës së inceneratorit që nuk ekziston”, shkruan ai.

Advertisements

“Lumenjtë tanë të freskët janë “aleatë” që duhen rivlerësuar kundër të nxehtit në këto ditë përvëluese. I lumtur të isha dje pasdite në një shoqëri të mrekullueshme me çunat e Kurbinit“, vijon ai.

Muajt e fundit, Meta ka nisur një fushatë postimesh në rrjetet sociale, ku shfaqet duke u stërvitur në palestër, duke u ngjitur maleve, ose duke u larë në lumenj e dete.

Ndërkohë në shfaqjet mediatike në selinë e Partisë në Tiranë, ai ka denoncuar ashpër kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij dhe ka sulmuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani.

You may also like