Një 42-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për posedimin dhe shitjen e kanabisit në zonën Westbrook Park, Balbriggan të Irlandës.
Advertisements
Bëhet me dije se Leonard Merdanj po vuan aktualisht dënimin prej nëntë vitesh në burg për përdhunim dhe pritet të lirohet në vitin 2028.
Advertisements
Merdanj u shpall fajtor për posedim të kanabisit më 21 prill 2017, dhe u dënua ditën e sotme për këtë vepër penale me dy vite të tjera burg.
Merdanjit iu gjetën në posedim rreth 19 kg kanabis në shtëpinë e tij, disa prej të cilave ishin mbështjellë me batanije. Merdanj është shprehur në Gjykatë se kishte një problem me pijen dhe përdorej nga të tjerë që ishin në dijeni se ai ishte në borxh.
I akuzuari është baba i dy fëmijëve dhe në emër të tij në gjykatë janë dorëzuar një numër dëshmish.Mësohet se është dhënë edhe një vërtetim nga Shqipëria ku thuhet se Merdanj nuk ka asnjë denim në vendin tonë.