Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar aksionin e SPAK, të koduar “Plumbi i artë 2”, i cili zbërtheu grupi kriminal të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.
Advertisements
Në fjalën e saj në “Çim Peka Live”, Klodiana Lala u shpreh se aksioni i kishte dhënë një goditje të fortë, një prej organizatave kriminale më me ndikim në Shqipëri.
Advertisements
Ndër të tjera në fjalën e saj, Lala foli edhe për një “figurë qendrore” që u pastronte paratë në Shqipëri dy vëllezërve nga Elbasani. Por nuk përmendi emra.
Klodiana Lala: “Për krimin e organizuar SPAK ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm. Kam bërë dy emisione për vëllezërit Çopja. Franc dhe Hajdar Çopja konsiderohen sot për sot dy nga personat më të rëndësishëm të krimit të organizuar. Grupi Alibej dhe Çopja janë dy grupimet më të ashpra dhe më të rrezikshme që kanë vepruar në Elbasan.
Advertisements
Për çfarë arsye?
Masakra e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej ishte një masakër e ashpër dhe problematike. Kur e kam nxjerrë faktin për herë të parë që ishte rrahur një roje në Britaninë e Madhe, ishte masakruar, ka pasur një sulm frontal ndaj meje nga të dy grupimet. Erion Alibej për vrasjen e të vëllait urdhëroi gjithë spastrimin e grupit kundërshtar dhe bëri të paktën 6-7 vrasje. Nga ana tjetër Çopjat mendohet se në Dubai kanë investuar 200 milionë euro. Vetëm në Shqipëri u kapën 1 mln euro cash. Në Shqipëri kanë hyrje në të gjitha fushat e shoqërisë. Belgët kanë qenë të interesuar…kur kërkuan ekstradimin e Franc Çopjas, kanë bërë një marrëveshje sepse e deshëm me çdo kusht. Sepse kanë një figurë shumë qendrore që pastron paratë në Shqipëri, faktet do të dalin ditë pas dite”.