Klodiana Lala denoncon skandalin: Kreu i Policisë Rrugore godet protestuesin e arrestuar (Video)

by editor

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje pas protestës së banorëve në Thumanë që kërkojnë ndërtimin e hyrje-daljeve në autostardën e re.

Advertisements

Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit, Altin Qato ka dhunuar një person pasi e ka prangosur atë.

Advertisements

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, Qato ka ngritur protestuesin që ishte ulur në makinë dhe më pas e ka gjuajtur fort më shpullë në fytyrë.

Prezentë janë edhe efektivë të tjerë që rrinë aty në këmbë dhe nuk bëjnë asnjë veprim për t’i dalë në mbrojtje të riut. Në postimin e saj, Klodiana Lala shkruan: “Bravo Altin Qato Edhe shpulla jote mungonte pasi iu keni marre shpirtin qytetareve!

Advertisements

You may also like