Provokon rëndë boksierja hungareze që u rrah nga Imane Khelif, Komiteti Olimpik Agjerian e paralajmëron (Foto)

by editor

Komiteti Olimpik i Algjerisë thotë se do të raportojë boksieren hungareze Anna Luca Hamori, pas një postimi skandaloz ndaj kundërshtares Imane Khelif, e cila u akuzua se është gjenetikisht mashkull.

Luca Hamori ka postuar në rrjetet sociale fotografinë e saj përballë një bishe me brirë, duke nënkuptuar konkurrenten e saj.

Advertisements

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, i dashuri i Hamorit tha: “Duhet të futem në ring kundër Khelif”.

Hamori humbi ndaj Khelif sot, teksa algjerianja siguroi kalimin në gjysmëfinale.

Advertisements

Pas ndeshjes së boksit, Khelif shpërtheu në lot duke thënë se i është bërë padrejtësi nga federata ndërkombëtare e boksit, teksa tha se ajo do të triumfojë: “Allahu Akbarr”.

Advertisements

You may also like