Itali, 55-vjeçari shqiptar vetëvaret në burg

by editor

Një shqiptar 55-vjeçar është gjetur i vetëvarur në burgun e Biellës në rajonin e Piemontes në Itali. Autoritetet italiane kanë identifikuar shqiptarin me inicialet T.K., i cili u gjet i vetëvarur në qelinën e tij gjatë mëngjesit të sotëm.

Advertisements

Sistemi penitenciar italian raporton se kjo është vetëvrasja e 64-të brenda këtij viti në mes të të burgosurve, duke shtuar se gjatë këtij viti janë regjistruar edhe 7 vetëvrasje nga policia e burgut.

Advertisements

Sindikatat e punonjësve të burgjeve po bëjnë thirrje për qeverinë e Meloni për të adresuar problemet e mungesës së personelit dhe mbipopullimit të burgjeve.

You may also like