Tragjedia e ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen Islamaj në Konispol, duket se është vazhdim i sagës së vrasjeve të grave nga burrat e familjes.
Advertisements
Hysen Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Shano Islamaj me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Advertisements
Ai humbi gjithashtu jetën sot, kur djali i tij Klemendin Islamaj e hodhi nga shkallët, pasi mori vesh se 69-vjeçari i kishte vrarë të ëmën me thikë.
Por vrasjet e grave në këtë familje i ka rrënjët më të thella.
Advertisements
Babai i Hysen Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje. Dhe të trija kanë qenë bashkëshortet e tij.
Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tri numrin e viktimave.
Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.