Lufta/ Dronët e Hezbollah në veri të Izraelit, Putin i kërkon Khameneit: Sulmi i Iranit të shmangë civilët

by editor

Grupi libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani thotë se ka lëshuar disa dronë kundër Izraelit që synonin objektiva ushtarakë. Një burim i Hezbollahut i tha Reuters se nuk ishte hakmarrja e grupit për vrasjen e komandantit të Hezbollahut Fuad Shukr nga Izraeli në Bejrut javën e kaluar.

Advertisements

Ndërkohë në mëngjes, ushtria izraelite konfirmoi një sulm në Maifadoun, në Libanin jugor, ku shënjestroi një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu në të cilën humbën jetën disa anëtarë të milicisë. Sipas mediave izraelite, sulmi nga Libani është përgjigje ndaj bastisjes izraelite.

Nga ana tjetër Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, që t’i përgjigjet me moderim vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke këshilluar kundër sulmit ndaj civilëve izraelitë.

Advertisements

Këtë e shkruan Reuters në faqen e saj të internetit duke cituar dy burime të larta iraniane. Të njëjtat burime pohojnë se Teherani i ka bërë presion edhe Moskës që të dorëzojë avionë luftarakë Sukhoi Su-35 të prodhimit rus. Kremlini nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Lajmi ne perditesim…

You may also like