Masakrohet me thikë një person, bien në prangat e policisë babë e bir si dy autorët e dyshuar

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lipjan të Kosovës, ku një 57-vjeçar u qëllua me thikë duke humbur jetën, ndërsa një tjetër u plagos.

Advertisements

Ngjarja ndodhi pas një konflikti ku u përfshinë disa persona. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar, babë e bir.

Viktima është identifikuar si Agim Zani. Ndërkaq, të arrestuarit janë Skendër Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi.

Advertisements

Sipas informacioneve të para, mësohet se shkak për konfliktin u bë një video në platformën sociale “TikTok”.

You may also like