“Rikthehet i nxehti afrikan”/ Sinoptikania Lajda Porja paralajmëron qytetarët: Në fundjavë priten temperatura ekstreme

by editor

Tre ditë të nxehta na presin. Java sipas shërbimit “Meteoalb” do të mbyllet me temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Advertisements

Kështu parashikohet të nisë dhe java e re. Por cilat do të jenë qytetet ku pritet që termometri të shënojë vlerat më të larta?

Advertisements

Berat, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, presim 40 -41 gradë …. Kulmon ditën e diel, e hëna rënie 0.5 – 1 gradë, por sërish nxehtë.

Këto ditë problematike parashikohet të jetë era. Ata që do ti drejtohen plazheve duhet të bëjnë kujdes pasi intensiteti i saj do të sjell det të trazuar dhe me dallgë.

Advertisements

“Që sot pasdite e premte, e shtune, e diele kujdes i larte në bregdet trazuar dhe dallgë”.

Freskim i motit pritet të martën. Por me çfarë temperaturash parashikohen 15 ditëshin e dytë të gushtit.

“Pjesa e dytë e gushtit më e freskët se 15 diteshi i parë, dy dite do ngjitet 39 me pas rreth 34 -35 shtohet mundësia për rrebeshe”

Sinoptikanët e konsiderojnë gushtin si një muaj të nxehtë por nuk i ngjason korrikut për temperaturat ekstreme që shënoi.

You may also like