Vrasja e shqiptarit në Francë, i vëllai zbardh detaje nga atentati: U hodh para plumbave për të mbrojtur djalin e nipin

by editor

Detaje të reja ka zbuluar vëllai i shtetasit shqiptar, biznesmenit Ylli Bezhani që mbeti i vrarë në lagjen Teisseire të Grenoble Francë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Teisseire të Grenoble Francë, 4 ditë më parë gjatë mbrëmjes. Mediat e huaja raportojnë se kemi të bëjmë me një atentat, nga i cili mbeti i vrarë 47-vjeçari, Ylli Bezhani sipërmarrës dhe mbetën të plagosur djali i tij 24-vjeçar si dhe nipi i viktimës.

Por vëllai i 47-vjeçarit Saimir Bezhani për Report TV ka hedhur poshtë lajmin se ka qenë atentat dhe zbulon se i vëlli mbeti i vrarë pasi shpëtoi djalin dhe nipin e tij nga plumbat.

“Ditën e dielë vëllai, nipi dhe djali im dolën në darkë për të darkuar jashtë. Në një lagje në Grenovël, morën pica për të ngrënë. Një shqiptar, thonë kështu pasi ne nuk e dimë, s’jemi informuar ende nga policia, erdhi me motor me bateri, dhe nxjerr dy armë e godet drejtëpërdrejtë. Im vëlla del ballë përballë për të mbrojtur dy djemtë. E im vëlla vdiq”.

Ai tregon se vëllai ishte një sipërmarrës ndërtimi dhe nuk ishte përplasje grupesh, siç po raportohet në disa media. Gjithashtu ka bërë kërkesë dhe lutet që “mos hidhet baltë mbi vëllain e tij”.

Advertisements

Sa i përket autorit, Saimir Bezhani ka treguar se është një shqiptar, rreth 25-vjeç i cili ka qëlluar me dy armë në dorë dhe është larguar: “Djali dhe nipi e kanë identifikuar në polici autorin, por nuk na tregojnë identittin pasi i frikësohen hakmarrjes. Autori dyshohet të jetë i dënuar më parë për vrasje”.

Si pasojë e plumbave mbeti i vdekur në vend 47-vjeçari, ndërkohë djali i tij mori një plumb në krah, ndërsa nipi në kofshë. Fatmirësisht i vetmi që nuk pësoi asnjë lëndim nga kjo ngjarje ishte nipi tjetër i viktimës, një 21-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, Bezhani është sipërmarrës individual me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve.

You may also like