Trupi i Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe, ka mbërritur në Kosovë mëngjesin e sotëm. Avokati i familjes, Arianit Koci, konfirmoi se trupi është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për procedura të mëtejshme.
Advertisements
Hajrizit, i arratisur nga një burg në Kosovë, akuzohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë më 18 korrik.
Advertisements
Serbia kishte njoftuar më 19 korrik se Hajrizi ishte vrarë, ndërsa autoritetet kosovare kishin kërkuar verifikimin e identitetit të të ndjerit.