Ankohet për hapësirat e plazhit “të zëna” nga hoteli “Regina”, pronari Vasil Bedinaj grushton qytetarin në Vlorë

by editor

Zaptimi i plazheve dhe hapësirave publike nga hotelet është një problematikë e denoncuar prej kohësh dhe që vijon të jetë një fenomen po aq problematik.

Advertisements

Dhe kushdo që ankohet për këtë, sidomos në plazhet e privatizuara me ose pa letra është i destinuar të sulmohet nga pronarët e (pa)ligjshëm të detit.

Një rast i tillë vjen së fundmi nga Vlora, ku në një video të publikuar në media këtë të premte shfaqet biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj, i cili godet me grusht një qytetar pasi një debati për hapësirat e plazhit në Vlorë.

Advertisements

Grupi i biznesmenit debaton me qytetarin për zonat e zëna të plazhit privat, i ndarë me ose pa leje për shfrytëzim privat.

Në një moment afrohet Bedinaj, i cili sulmon fizikisht personin, i pas goditjes ulet me sa duket për të kapur ndonjë gur.

Kush është Vasil Bedinaj?

Vasil Bedinaj është pronar i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në zonën e Radhimës.

Në një objekt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje. Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.

Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

Biznesmeni Vasil Bedinaj ka mbajtur edhe postin e kryetarit të shoqatës së Unionit Turistik për Jugun, dhe në vitin 2021 ai do të jepte dorëheqjen pasi shoqata që ai drejtonte nuk arriti ta bënte Vlorën “kryeqytetin e Shqipërisë” për festa. / Marrë nga “Prapaskena”

You may also like