Një minator 33-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të premte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Mësohet se minatori 33-vjeçar me inicialet N.A ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh.
Advertisements
Gazetari Enver Doci raporton për Balkanweb se i plagosuri është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës. Mësohet se bluzat e bardha të këtij spitali kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.
Advertisements
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit në punë të 33-vjeçarit.
(Balkanweb)