Shpërthimi në karburant, policia zbardh detaje paraprake: Dy të rinj janë lënduar

by editor

Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.

Advertisements

Për pasojë janë lënduar shtetasi 20 vjeç, banues në Kamëz dhe një 35-vjeçar, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Advertisements

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

You may also like