Vendi ynë vijon nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite, kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Verili-verilindje.
Advertisements
Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 40°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.
Advertisements
Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.